Gashi pas vendimit të Kushtueses: Shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët - Gazeta Express
string(99) "gashi-pas-vendimit-te-kushtueses-shuplake-per-ata-qe-mendojne-se-rregullat-jane-vetem-per-te-tjeret"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 13:19

Gashi pas vendimit të Kushtueses: Shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 13:19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar lidhur me aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Gashi ka thënë se ‘‘Ky vendim është një shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët’’.

Ai ka thënë edhe se demokracia nuk mbahet me lojëra procedurale, por me respektim të ligjit!

Postimi:

Kushtetutesja vendosi!

Gjykata Kushtetuese konfirmoi se Avni Dehari ka shkelur vendimin e saj.

❌ I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë.

❌ Deputetët nuk mund të fshihen – duhet të marrin pjesë në votim.

✅ Votimi është i hapur – qytetarët kanë të drejtë të shohin se kush dhe si voton.

Ky vendim është një shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët. Demokracia nuk mbahet me lojëra procedurale, por me respektim të ligjit!