Tifozi i kombëtares së Kosovës, Gazmend Gashi është pjesë e panelit të emisionit sportiv “Favorit” në T7.
Ai ka folur për dy lojtarë të Kosovës, për të cilët thotë se më nuk duhet të jenë pjesë e kombëtares dardane.
“Nuk është marre që Valon Berisha e Fidan Aliti të pensionohet nga kombëtarja e Kosovës, për të lënë vend për lojtarë të rinj”, tha ai.
Tutje, ai tha se me ardhjen e Franco Fodës, edhe lojtarët po ndihen më të lirë e po luajnë më mirë./GazetaExpress/