Depueti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu suksesin e mundshëm për t’u zgjedhur ia mundëson partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje.
Degraduese dhe të panevojshme e quajti deklarimin e partisë së parë se i kanë votat për ta bërë qeverinë, por jo për ta zgjedhur Haxhiun kryeparlamentare.
“Suksesin ia mundëson partia e vet e cila po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën. Mendoj se është degraduese dhe e panevojshme si gjuhë e tillë”, deklaroi Gashi.
Gashi tha se duhet të formohen sa më shpejt institucionet ose të shkohet në zgjedhje.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...