string(87) "gashi-kosova-aleati-me-i-besueshem-i-shba-ne-ballkan-po-punojme-te-jemi-edhe-i-polonise"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2024 11:10

Gashi: Kosova, aleati më i besueshëm i SHBA në Ballkan, po punojmë të jemi edhe i Polonisë

Lajme

Gazeta Express

29/05/2024 11:10

Kosova ditë më parë ka arritur që të marrë votat e mjaftueshme për të avancuar statusin e saj në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Për këtë, analisti Janjusz Bugajski e ka uruar Kosovën duke thënë se “Kosova është partneri më i besueshëm i SHBA-së në Ballkan”, shkruan Gazeta Express.

Ndaj këtij komenti të Bugajskit ka reaguar shefi i misionit të Kosovës në Poloni, Drilon Gashi.

Diplomati kosovar ka thënë se Kosova është duke punuar gjithashtu fuqishëm për të qenë një aleat i fortë edhe i Polonisë.

 Gjithashtu Gashi ka shtuar se Kosova sot dhe gjithmonë do të jetë aleati më i besueshëm i SHBA-së në Ballkan.

“Ne sot dhe gjithmonë do të jemi aleati më i besueshëm i Amerikës në Ballkan”, ka shkruar Gashi./GazetaExpress/