Gashi: Javën e ardhshme priten zhvillime të reja nga Haga, Haradinaj të mos kandidojë për president - Gazeta Express
string(97) "gashi-javen-e-ardhshme-priten-zhvillime-te-reja-nga-haga-haradinaj-te-mos-kandidoje-per-president"

Gashi: Javën e ardhshme priten zhvillime të reja nga Haga, Haradinaj të mos kandidojë për president

Gazeta Express

12/08/2020 23:10

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se në javën e ardhshme priten zhvillime të reja nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se në javën e ardhshme mund të njoftohet për aktakuzat e para, nëse konfirmohen ato.

Lexo Edhe:

Për kandidimin e mundshëm të Ramush Haradinajt për president, Gashi ka thënë se ai duhet të presë që së pari nga Gjykata Speciale të konfirmohet se nuk do të ketë aktakuzë ndaj tij.

“Haradinaj duhet të presë që Gjykata Speciale të pastrojë figurën e tij, të mos ngre aktakuzë ndaj tij, dhe pastaj të kandidojë për president”, ka deklaruar Gashi në Kanal10.