Emisioni Favorit si çdo të diel të tjetër vjen në ekranet e juaja me tema rreth futbollit vendor.
Për këtë javë temë diskutimit janë ngjarjet e fundit në kampin e kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Gazmend Gashi mysafir i ftuar në “Favorit”, tha se Federata i ka toleruar shumë lojtarët.
“Federata i ka toleru shumë deri në këtë masë kur këta bëjnë çka të dojnë e bëjnë skandale”, tha Gashi.
Tutje ai mori shembull Goran Pandevin, futbollistin e Maqedonisë së Veriut, se si duhet kombëtarja.
“Pandevi i ka hypë aeroplanin privat e ka ardhë për Maqedoninë, ky është shembull për lojtarët tanë”.
“Kosova s’mbahet në tre lojtarë”.
“Shkoni te Shqipëria e ku të doni, thuni që s’e doni Kosovën”, shtoi Gashi.
Emisioni, “Favorit” nis çdo të diel me fillim nga ora 22:00 në T7./Gazeta Express