Gashi: Graboci i Epërm konfirmoi mbështetjen për programin qeverisës 2025–2029 të LDK-së në Obiliq - Gazeta Express
string(97) "gashi-graboci-i-eperm-konfirmoi-mbeshtetjen-per-programin-qeverises-2025-2029-te-ldk-se-ne-obiliq"

Zgjedhjet

Gazeta Express

30/09/2025 20:27

Gashi: Graboci i Epërm konfirmoi mbështetjen për programin qeverisës 2025–2029 të LDK-së në Obiliq

Zgjedhjet

Gazeta Express

30/09/2025 20:27

Në Graboc të Epërm u mbajt tubimi elektoral i LDK-së në Obiliq. Kryetari i LDK-së dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, paraqiti para qytetarëve programin qeverisës 2025–2029, një plan të qartë, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në zhvillim të qëndrueshëm.

Në fjalën e tij, z. Gashi theksoi se ky program mbështetet në tri shtylla kryesore:

1️⃣ Qeverisje lokale transparente dhe llogaridhënëse;

2️⃣ Qeverisje për të gjithë qytetarët pa dallim;

3️⃣ Zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokal.

Gjithashtu, ai prezantoi dhjetë prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme: zhvillimi ekonomik, mjedisi dhe ambienti, arsimi, shëndetësia, infrastruktura, rinia, kultura dhe sporti, përkrahja për bujqësinë, zhvillimi urban dhe krijimi i një administrate profesionale dhe digjitale.

Në përmbyllje të fjalimit, z. Gashi falënderoi qytetarët e Grabocit të Epërm për përkrahjen e sinqertë dhe të vazhdueshme, duke theksuar:

“Faleminderit nga zemra, Graboc i Epërm, për besimin dhe përkrahjen tuaj. Ky është një motivim shtesë që së bashku të vazhdojmë rrugën tonë drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Obiliqit. Së bashku vazhdojmë më tutje!”.