Gashi: E parëndësishme se kush fiton tek maqedonasit, kushtet e shqiptarëve patjetër t’i pranojnë - Gazeta Express
string(94) "gashi-e-parendesishme-se-kush-fiton-tek-maqedonasit-kushtet-e-shqiptareve-patjeter-ti-pranojne"

Gashi: E parëndësishme se kush fiton tek maqedonasit, kushtet e shqiptarëve patjetër t’i pranojnë

Gazeta Express

29/01/2020 20:23

“Parimi fituesi me fituesin nuk është demokratik dhe i dëmshëm për popullin e sidomos për shqiptarët” tha kreu i Alternativës Afrim Gashi, kur u pyet se me cilën parti maqedonase do të bëj koalicion nëse janë fitues eventual të zgjedhjeve tek votuesit shqiptarë.

Ai thotë se Alternativa nuk do të pranojë të bëj koalicion me asnjë parti maqedonase që nuk do i pranojë kërkesat e shqiptarëve.

Lexo Edhe:

“Ne do ta respektojmë por jo domosdoshmërisht. Nëse një parti politike maqedonase i fiton zgjedhjet në kampin politik maqedonas dhe është kundër interesave të shqiptarëve, Alternativa nuk do të futet në atë koalicion dhe mua nuk më intereson se kush i fiton andej zgjedhjet në fund të fundit. Në fushatë parazgjedhore ne e dijmë diskursin politik që e zhvillon edhe LSDM-ja edhe VMRO-ja. Pas zgjedhjeve do të shohim se madnatari me çfarë oferte do të na ofrohet. Nëse ajo ofertë i cenon të drejtat e shqiptarëve atëherë me siguri se Alternativa nuk do të bëhet pjesë e një koalicioni të tillë” tha Gashi në intervistë për Gazeta Express.

Interviste me kryetarin e Alternatives, Afrim Gashi

Interviste me kryetarin e Alternatives, Afrim Gashi

Publiée par T7 sur Mercredi 29 janvier 2020