Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se e konsideron “pozitiv” takimin mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj.
Ai tha se shpreson që të gjendet një zgjidhje.
“Çdo takim mes kryetarëve të partive politike unë e konsideroj që është pozitiv dhe shpresoj që do të gjendet një zgjidhje”, tha ai. “Duhet të gjendet zgjidhja. Nuk ka opsion tjetër përveç zgjidhjes”.
Gashi tha se ai vetë nuk do ta votonte Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit.
“Akoma nuk është diskutuar në Kryesi për një qëndrim, por qëndrimi i përgjithshëm është që nuk votohet një kandidat jashtë i LDK-së”, tha ai.
Gashi tha se për Limajn “është situatë pak më e komplikuar” që të jetë kryeparlamentar, ndërsa përmendi “listën e zezë”.
“Tash nuk po dua të merrem me këto problemet që i ka, në listë të zezë e këto sendet që e bëjnë pak më problematike për një pozicion kyç siç është kryetari i Kuvendit. Përndryshe, për pozicionet tjera do të ishte, mendoj, normalitet që të jetë pjesë edhe e politikës. Mendoj që i ka fituar zgjedhjet që të jetë deputet”, tha ai.