Garnacho i jep prioritet transferimit te Chelsea - Gazeta Express
string(48) "garnacho-i-jep-prioritet-transferimit-te-chelsea"

Futboll

Gazeta Express

03/08/2025 10:03

Garnacho i jep prioritet transferimit te Chelsea

Futboll

Gazeta Express

03/08/2025 10:03

Sipas raportimeve më të fundit nga Fabrizio Romano, Alejandro Garnacho i ka dhënë përparësi të plotë kalimit te Chelsea, duke bërë që klubi londinez të vendosë emrin e tij në listën e dëshirave për këtë verë.

Bisedimet kanë nisur nga ana e lojtarit dhe përfaqësuesve të tij, ndërsa palët janë në kontakt për të parë mundësinë e një marrëveshjeje.

Megjithatë, ende nuk ka negociata konkrete me Manchester United, pasi gjithçka do të varet nga çmimi që “Djajtë e Kuq” do të kërkojnë për yllin e ri argjentinas. United pritet të mos e lejojë lehtë largimin e Garnachos, i cili shihet si një nga talentet më premtues të klubit.

Sa i përket kohës së mundshme të transferimit, marrëveshja nuk pritet të finalizohet menjëherë. Chelsea është aktualisht i fokusuar në largimet e disa lojtarëve për të liruar hapësira dhe financa, si dhe në negociatat për Xavi Simons, një tjetër objektiv prioritar për Blutë.

Për momentin, Garnacho ka bërë të qartë se dëshira e tij është Stamford Bridge, por mbetet për t’u parë nëse Chelsea dhe United do të gjejnë gjuhën e përbashkët për çmimin që do të bindë klubin nga Old Trafford.