AS Roma raportohet se është klubi i radhës që ka shprehur interesim për Gareth Bale.
Reprezentuesi i Uellsit do të bëhet me klub të ri në afatin kalimtar të verës, pas largimit nga Real Madridi – transmeton Gazeta Express.
“AS” ka raportuar se klubi i Romës ka shprehur së fundmi interesim për të siguruar shërbimet e tij.
Sipas mediumit spanjoll, trajneri i skuadrës nga kryeqyteti italian, Jose Mourinho, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të nisin misionin për të nënshkruar me ish-futbollistin e Tottenhamit.
Southampton, Cardiff City dhe Newcastle United besohet se janë klubet tjera të interesuara për Balen.
Getafe shprehi gjithashtu interesim për 32-vjeçari, por lojtari së fundmi deklaroi se nuk do të transferohet te ky klub. /Gazeta Express/