Gareth Bale, gati për ‘El Clasico’ - Gazeta Express
string(31) "gareth-bale-gati-per-el-clasico"

Gareth Bale, gati për ‘El Clasico’

Gazeta Express

08/12/2019 19:02

Bale është stërvitur normalisht me ekipin të dielën, ai do të jetë gati për El Clasico. Hazard dhe Marcelo janë problemi më i madh për Zizu, vështirë se do t’ia dalin…

Pas disa lajmeve të hidhura, më në fund vjen një lajm i mirë për Zinedine Zidane, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Eden Hazard dhe Marcelo duket se s’do të luajnë në ‘El Clasico’, megjithëse s’ka diçka zyrtare, por po Gareth Bale, uellsiani do të luajë.

Bale mungoi kundër Espanyol për shkak të disa shqetësimeve, por ai është mirë dhe është stërvitur të dielën normalisht me pjesën tjetër të ekipit dhe do të jetë plotësisht gati për El Clasico.

Bale ka luajtur vetëm 10 ndeshje me Realin këtë sezon, ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar për dy të tjerë. /Gazeta Express/