Garë e ashpër në mes të Realit e Barçës për Lautaron - Gazeta Express
string(52) "gare-e-ashper-ne-mes-te-realit-e-barces-per-lautaron"

Gazeta Express

14/02/2020 17:25

Garë e ashpër në mes të Realit e Barçës për Lautaron

Gazeta Express

14/02/2020 17:25

Sulmuesi argjentinas i Interit është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, pas shkëlqimit me “Nerazzurri” këtë sezon

Real Madridi dhe Barcelona janë futur në garë të ashpër për futbollistin e Interit, Lautaro Martinez.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “TyC Sports”, përcjell Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas po shkëlqen në fanellën e “Nerazzurri” këtë edicion dhe kjo ka bërë që klubet e mëdha evropiane t’ia vënë syrin atij.

“Los Blancos” raportohet se janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e shkëputjes së kontratës së futbollistit, e cila është vendosur 110 milionë euro nga Interi.

Ndërkohë, edhe kampioni aktual spanjoll është i nxehtë që ta transferojë përfaqësuesin argjentinas, të cilin e sheh si pasardhës ideal të Luis Suarezit.

Pra, gjatë verës pritet një luftë e madhe në mes të dy klubeve më të mëdha spanjolle për Lautaron, të cilin ndërkohë e pëlqen edhe Manchester United. /Gazeta Express/