Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi - Gazeta Express
string(88) "garda-revolucionare-e-iranit-trumpi-le-ti-dergoje-anijet-e-tij-ne-gjirin-persik-po-guxoi"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 14:04

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 14:04

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë detare të Iranit janë shkatërruar.

“Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e plotë të Iranit, dhe çdo agresion do të përballet me një përgjigje vendimtare,” tha ai në një raport të publikuar nga agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve, Tasnim.

Naini sfidoi gjithashtu deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-të kishin shkatërruar marinën iraniane.

“A nuk tha Trump se marina e Iranit është shkatërruar? Nëse po, le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik nëse guxon.”, citohet të ketë thënë ai nga Al Jazeera.

Zëdhënësi i IRGC-së tha se Irani ka lëshuar tashmë rreth 700 raketa dhe 3 mijë e 600 dronë kundër objektivave “amerikane dhe sioniste” që nga fillimi i luftës.

Ai paralajmëroi gjithashtu se armë edhe më të fuqishme mbeten ende të papërdorura, duke shtuar se Irani do të vazhdojë sulmet derisa të besojë se është rikthyer fuqia parandaluese.

Sjellim ndërmend se më herët, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, por ai nuk është i gatshëm ta pranojë për momentin, pasi sipas tij “kushtet nuk janë mjaftueshëm të mira”.

Trump shtoi se SHBA-të e kanë “shkatërruar plotësisht” ishullin Kharg, qendrën kryesore të eksportit të naftës së Iranit, duke shtuar se “mund ta godasim edhe disa herë të tjera, thjesht për qejf”. Ai po ashtu ka pretenduar vazhdimisht se kanë shkatërruar marinën iraniane dhe aftësitë detare të Iranit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement