Nga sot Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të ruhen nga Garda e Republikës dhe jo më nga Policia e Shtetit.
Sipas vendimit të marrë në korrik të vitit të kaluar nga Garda ruhen dhe dy institucionet e tjera të Vettingut të krijuara pas reformës në drejtësi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Ankimimit.
/Gazeta Express