Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se ndihet zemërthyer që nuk po është në gjendje ta fusë në lojë Eric Garcian këtë sezon.
Mbrojtësi 20-vjeçar i bëri 20 paraqitje sezonin e kaluar dhe mori shumë lëvdata për mënyrën sesi luajti sa herë që iu dha mundësia, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, ai i ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje këtë sezon, përfshirë vetëm tri paraqitje në Premierligë.
I pyetur rreth gjendjes së qendërmbrojtësit, Guardiola tha: “Eric Garcian e kam si djalin tim. Ai ishte qendërmbrojtësi ynë më i mirë sezonin e kaluar pas karantinës. Ai nuk e bëri asnjë gabim asnjëherë dhe luajti në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”.
“Ai do të luajë për Barcelonën dhe ai nuk është lojtar mesatar, është top lojtar. Nuk e selektova në dy ndeshjet e fundit dhe kjo ma theu zemrën”, shtoi ai.
Garcia do t’i bashkohet Barcelonës në verë si lojtar i lirë, pasi marrëveshja me Cityn i mbaron në qershor. /Gazeta Express/
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...