Garat në çiklizëm, Policia tregon për rrugët që do të bllokohen sot dhe nesër - Gazeta Express
string(76) "garat-ne-ciklizem-policia-tregon-per-rruget-qe-do-te-bllokohen-sot-dhe-neser"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 7:14

Garat në çiklizëm, Policia tregon për rrugët që do të bllokohen sot dhe nesër

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 7:14

Policia ka njoftuar se garat e çiklizimit që organizohen nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, të vlefshme për Kampionatin e Kosovës në Çiklizëm, do të mbahen në autostradën “Arbër Xhaferi”, Rruga nacionale- N9 dhe autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit të Policisë, sot dhe nesër do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në disa segmente të këtyre autostradave/rrugëve, ku mbahen këto gara.

Po sipas njoftimit, orari i garave dhe segmenti i bllokimit do të jetë si më poshtë:

Sot nga ora 10:00 deri 14:00 autostrada “Arben Xhaferi” nga hyrja/dalja Lipjan deri të hyrja/dalja Bibaj, drejtimi Prishtinë – Hani i Elezit, do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim të mjeteve.

Kurse, po sipas njoftimit të Policisë, më datën 21.06.2025 nga ora 09:00 deri 16:00  do të zhvillohet dita e dytë e garës në relacionin autostrada “Arben Xhaferi” – hyrja/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – Rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë – Autostrada “Ibrahim Rugova” – Malishevë – Duhel dhe anasjelltas.

Policia bën të ditur se sipas planifikimeve të saja do të merret me masat dhe veprimet policore në terren. Gjithashtu, Policia kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik, që mundësisht në këto intervale kohore të shfrytëzojnë rrugët alternative me qëllim të shmangies së pritjeve apo vonesave.