Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thirrur paraditen e sotme në takim Ogerta Manastirliun dhe nënkryetarët e bashkisë Tiranë.
Takimi ka zgjatur zgjatur rreth një orë dhe në fokus ka qenë fushata elektorale për zgjedhjet që do të mbahen në Tiranë.
Ky takim i Ramës ka ardhur një ditë pasi Këshilli Bashkiak ka shkarkuar me urdhër të tij kryebashkiakun Erion Veliaj.
Pasditen e sotme Rama do të ketë dhe një takim tjetër në zyrën e tij, bashkë me Ministrat si dhe deputetët e Tiranës. /Lapsi.al