Gara për kryeqytetin pritet ta marrë vëmendjen kryesore në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Kosovë - Gazeta Express
string(99) "gara-per-kryeqytetin-pritet-ta-marre-vemendjen-kryesore-ne-balotazhin-e-zgjedhjeve-lokale-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 8:54

Gara për kryeqytetin pritet ta marrë vëmendjen kryesore në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 8:54

Gara për kryeqytetin, Prishtinë, pritet ta marrë vëmendjen kryesore në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Kryeqyteti ka qenë për më shumë se një dekadë simbol i rivalitetit mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Në balotazhin e kësaj të diele do të përballen Përparim Rama i LDK-së dhe Hajrullah Çeku i LVV-së.

Dallimi mes tyre në rundin e parë nuk ka mundur të ishte më i vogël, vetëm 0.5 për qind.

Banorët e Prishtinës, me të cilët Radio Evropa e Lirë foli ditë më parë, presin që kryetari i ri t’u japë fund problemeve që prej vitesh e ngarkojnë jetën e përditshme: trafik i ngarkuar, mungesë parkingu, menaxhim i dobët i mbeturinave dhe hapësira publike që po pakësohen.