Janë skualifikuar nga konkurrimi për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit 6 kandidatë.
Shkak për moskualifikimin e tyre në fazën e parë të garës lidhet me mosplotësimin e kritereve formale.
Për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë aplikuar 13 kandidatë.
Ndër emrat më të spikatur janë ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Gledis Nano, zv/drejtori aktual i BKH-së Joni Keta, si dhe prokurori Andi Pogace.