Gara e zvarritjes së bebeve organizohet online shkaku i pandemisë në Lituani - Gazeta Express
string(76) "gara-e-zvarritjes-se-bebeve-organizohet-online-shkaku-i-pandemise-ne-lituani"

Gara e zvarritjes së bebeve organizohet online shkaku i pandemisë në Lituani

Gazeta Express

01/06/2020 11:17

U deshën 13 sekonda që Olivija, një vajzë nëntëmuajshe, të zvarritet 5 metra nga dhoma e ndenjës për në kuzhinë që të shpallet bebja më e shpejt në Lituani. Gara vjetore e bebeve është organizuar këtë vit online për shkak të masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan agjencia Reuters.

13 bebe kanë garuar duke u zvarritur në shtigje të vendosura në shtëpitë e tyre dhe janë transmetuar direkt në Facebook me anë të xhirimeve me celular që kanë bërë prindërit. Garuesi i 14-të ka vendosur të bëjë një gjumë në mesditë në vend se të merrte pjesë në garë.

Lexo Edhe:

“Sigurisht ajo nuk e kupton se çfarë ka ndodhur. Ajo është thjeshtë një bebe”, thotë nëna e Olivijas, Ana, e rrethuar nga tre fëmijët e saj. “Ne kemi besuar se Olivija do të triumfojë pasi zvarritet shumë shpejt. E dini çfarë kishte në vijën e finishit? Ena nga e cila ha kafsha jonë shtëpiake. Ajo është gjëja që i pëlqen Olivijas më së tepërmi, nuk ka nevojë për lodra”.

Një orë para garës, në shtëpinë e tyre në periferi të kryeqendrës, Audrone (29) dhe Tomasi (33), po e stërvisnin të birin dhjetëmuajsh Rokasin që të përshkonte shtegun 5-metërsh të shënuar me shirita të kuq.

U testuan disa metoda për të shtyrë beben drejt vijës së finisht, nga lodrat e tij të preferuara e deri te premtimi për një përqafim nga nëna e po ashtu ftesa për të hapur enëlarësen.

“I biri ynë ishte më i miri, edhe pse nuk fitoi”, ka thënë Tomasi, pasi Rokasi përfundoi në vend të katërt.

Prindërve i është thënë të qojnë lartë bebet menjëherë kur ata të prekin vijën e finishit me dorë, në mënyrë që të bëhet më e lehtë për të matur kohën. Po ashtu organizatorët i thanë prindërve të mos bëjnë me hile.

“Ne kemi organizuar gara të tilla çdo vit, si argëtim gjatë pushimit të pjesëlojëve të ndeshjeve të basketbollit. Por, ndeshjet janë anuluar për shkak të pandemisë”, ka thënë Loreta Stakauskaite, zyrtare për marketing te klubi i basketbollit Rytas Vilnius. “Kështu, për të mos lënduar tifozët tanë, veçanërisht të vegjëlit, ne kemi organizuar garën online”.