Gara e parë kombëtare në kodim Gjirafa# - mundësi fantastike për programerë - Gazeta Express
string(72) "gara-e-pare-kombetare-ne-kodim-gjirafa-mundesi-fantastike-per-programere"

Gazeta Express

28/10/2020 12:22

Gara e parë kombëtare në kodim Gjirafa# – mundësi fantastike për programerë

Gazeta Express

28/10/2020 12:22

Për herë të parë në Kosovë, të shtunën me datë 31 tetor, zhvilluesit softuerik, programerët dhe të pasionuarit pas gjuhës së kodimit, do të kenë mundësi ti testojnë aftësitë e tyre në garën e parë kombëtare dhe më të madhe deri tani në Kosovë “Gjirafa# Online Coding Competition” të organizuar nga Gjirafa, Inc. Deri tani interesimi për të marrë pjesë ka qenë tepër i madh, me më shumë se qindra pjesëmarrës të regjistruar.

Gjirafa# paraqet mundësi fantastike, pasi që garuesit përpos që do të sfidojnë veten duke u përballur me detyra, algoritme dhe probleme të ndryshme logjike, të cilat do të mund ti zgjidhin në njërën nga gjuhët e tyre të preferuara koduese, do të kenë mundësi të fitojnë shpërblime fantastike.

Lexo Edhe:

10 garuesit më të suksesshëm do të kenë mundësi të fitojnë çmime prej 64€ e deri në €1,024 (vendi i parë), në formë të kuponëve të cilët do të mund ti shfrytëzojnë në blerjen e pajisjeve më të reja teknologjike, në dyqanin më të madh online të teknologjisë në Kosovë, Gjirafa50.com.

Pjesëmarrësja në garën kombëtare “Gjirafa# Online Coding Competition” është pa pagesë, dhe e gjithë gara do të zhvillohet online. Prandaj për të marrë pjesë, mjafton që të regjistroheni në garë, të keni një laptop apo kompjuter, dhe të hyni në garë për të sfiduar aftësitë tuaja në gjuhë koduese, dhe të fitoni njërin nga shpërblimet fantastike.

Për tu regjistruar në garën “Gjirafa# Online Coding Competition” dhe për të kuptuar më shumë rreth pjesëmarrjes, shpërblimeve, dhe rregullave të garës, klikoni KËTU.