Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, mbrëmë në orët e vona, bashkë me një grup të rinj i mblodhën nga Çairi dhe i hodhën para godinës së Qytetit të Shkupit, një kamion me mbeturina, shkruan Alsat.
Ganiu tha se mbeturinat i dërguan te Arsovska sepse ajo dhe “Higjiena Komunale” nuk i pastrojnë dhe komuna është mbuluar nga papastërtia. Menjëherë pas kësaj, në vendngjarje, gjithashtu me një grup njerëzish, doli edhe kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, dhe si zakonisht, u lidh në rrjetin social Facebook.
Akuzoi Ganiun se ka ikur dhe nuk e ka pritur që të përballen. Përplasja mes dy kryetarëve të komunave ka filluar dy javët e fundit, prej kur Arsovska filloi të publikojë dokumente për ndërtime pa leje dhe legalizime të falsifikuara nga komuna e Çairit.