Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i është përgjigjur deputetit Nezir Kraki, pasi ky i fundit sot pas ngjarjeve në Kuvend ka thënë se bandave politike po iu vjen fundi.
Musliu ka thënë se Kraki ka pjesërisht të drejtë, meqë bandat politike ndodhen në mes të Kuvendit, tek LVV, GUXO e Alternativa.
“ I jap pjesërisht të drejtë z. Kraku. Bandat politike janë në mes të Kuvendit dhe po iu vjen fundi dhe bëjnë pjesë në VV, GUXO dhe Alternativa”.
Ajo i është përgjigjur edhe zv.minsitrit të Drejtësisë, Vigan Qorolli, pasi ky i fundit e ka sulmuar për veprimin e sotëm në Kuvend. Musliu e ka quajtur servil që në të kaluarën kishte qenë në PDK dhe gati sa ishte shndërruar në çantë të Hajredin Kuçit, derisa tani thotë se “po lëpinë në sahanin e Vetëvendosjes”.