Në kullën e qëndresës në Llaushë të Skënderajit, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-deputeti, Gani Geci, ka pritur sot Tahir Ademin nga Lipjani dhe vajzën e tij, Erona Ademi, e cila garon për Asamblenë Komunale të Lipjanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me numër 29.
Geci ka shprehur mirënjohje për vizitën dhe ka uruar sukses për kandidaturën e saj:
“Faleminderit për vizitën dhe shpresojmë që Erona të jetë kandidatja më e votuar në Komunën e Lipjanit.”
Ai theksoi gjithashtu se rinia e Kosovës po e sheh kullën e familjes Geci si simbol të qëndresës dhe frymëzim për të mos u dorëzuar kurrë, duke ruajtur vlerat dhe idealet e lirisë.
Kulla e Gecëve, e njohur si vend i historisë, qëndresës dhe mikpritjes, po vazhdon të mbetet një pikë referimi për shumë të rinj e veprimtarë nga e gjithë Kosova.
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...