Gani Geci merr shembull Sabri Fejzullahun: Politika është këngë, kur je në trend rrnon gjatë - Gazeta Express
string(90) "gani-geci-merr-shembull-sabri-fejzullahun-politika-eshte-kenge-kur-je-ne-trend-rrnon-gjate"

Lajme

Gazeta Express

07/12/2022 21:40

Gani Geci merr shembull Sabri Fejzullahun: Politika është këngë, kur je në trend rrnon gjatë

Lajme

Gazeta Express

07/12/2022 21:40

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është pyetur nëse politikanët e gjeneratës së tij po i japin fund karrierës. Geci ka thënë se politika është veçse një këngë.

Ai, duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje në Pressing, ka marrë shembull këngëtarin e njohur Sabri Fejzullahun.

Lexo Edhe:

“Sabri Fejzullahun tanë e njohim si këngëtar, 80 vjet i ka, por këndon hala. Politika është këngë, nëqoftëse di me këndu, nëqoftëse je në trend, rron gjatë. Nëse s’di, shkon, udha e mbarë dhe u kry puna”, ka thënë ai në Pressing.

“Problemi kush s’di me gjetë trendin dhe me gjetë vijën që do popullata.”

Ai ka thënë se me rëndësi është që Kosova të ec në rrugën e mbarë.

“Mas Albin Kurtit vjen dikush tjetër, e mas meje vjen dikush tjetër. Kosova është ajo që ka me mbetë e ne kemi me shku. Ne duhet me futë Kosovën në binarë. Ai që di me këndu rri, ai që s’di, ik shpejt”, ka deklaruar Geci.

Sipas, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë investime urgjente në arsim dhe shëndetësi.

“Këta dy sektorë po duken keq”, ka thënë ai. /GazetaExpress