Gani Geci: Albin Kurti ka qenë me PDK'në - Gazeta Express
string(38) "gani-geci-albin-kurti-ka-qene-me-pdkne"

Gani Geci: Albin Kurti ka qenë me PDK’në

Gazeta Express

01/04/2020 21:57

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, e ka lidhur formimin e Lëvizjes Vetëvendosjes me Partinë Demokratike të Kosovës.

Geci ka thënë se Vetëvendosje ka dalë nga PDK-ja.

Lexo Edhe:

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Geci, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Ai ka qenë në PDK, s’ka guxuar as të më shikojë”, është shprehur Geci në Rtv Dukagjini.

“Dilte dhe shante sa mundej, e ka pasur një emision natën vonë dhe e shante LDK’në. Pra, ka qenë kundër Rugovës”, ka thënë Geci.

Ai po ashtu ka deklaruar se fuqinë më të madhe Albin Kurtit ia kanë dhënë Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, në kohën kur këta ishin bashkë në opozitë.

“Kur Vetëvendosje mbante protesta që gjuanin me gurë e rrihnin me stupca, Haradinaj e Limaj qëndronin mbrapa Kurtit dhe thoshin se kush guxon me prek Albin Kurtin ne jemi këtu si UÇK. Ata janë njerëzit kryesor që i kanë dhënë fuqinë kryesore këtij njeriu [Albin Kurtit]”.