Adriano Galliani, drejtuesi historik i AC Milanit, ka folur në mbrëmjen gala “United” edhe për Drejtorin Sportiv të ri të Milanit, Igli Tare:
“Zemra ime është gjithmonë me Monzën, aty ku jam lindur, dhe me Milanin, ku kam kaluar 31 vite. I pari që përqafova sot ishte Igli Tare”, transmeton “Gazeta Express”
I pyetur nëse i ka dhënë këshilla Tares për mënyrën si të drejtojë Milanin, Galliani tha:
“Mendoj se Tare dhe Max Allegri përbëjnë çiftin e duhur për Milanin. Nuk kanë nevojë për këshillat e mia”.