Galeria Kombëtare prezanton virtualisht veprat nga fondi i saj - Gazeta Express
string(62) "galeria-kombetare-prezanton-virtualisht-veprat-nga-fondi-i-saj"

Gazeta Express

31/03/2020 16:11

Galeria Kombëtare prezanton virtualisht veprat nga fondi i saj

Gazeta Express

31/03/2020 16:11

Galeria Kombëtare e Kosovës  ka prezantuar në faqen e saj në Facebook, veprën “Çardaku i ndriçuar” të piktorit Muslim Mulliqi

Prezantimi i kësaj vepre nga fondi i GKK-së, bëhet në kaudër të serisë së prezantimit të ekspozitave virtuale nga kjo galeri.

Lexo Edhe:

Vepra e Mulliqit është pjesë e fondit të galerisë. Pas këtij prezantimi, GKK-ja për çdo ditë do të prezantojë një vepër nga fondi i saj dhe në fund të gjitha do të bëhen bashkë në një ueb-faqe.

“Seria Muzeu Virtual do të shpalosë punime të fondit te GKK-së, të cilat do jenë të përcjella me nga një tekst përshkrues nga kuratori i galerisë Zeni Ballazhi”, thuhet në njoftimin e GKK-së.

“Çardaku i ndriçuar” 1979) e Muslim Mulliqi, me dimensione 255 x 188 cm, punuar në vaj – dru, prezanton një pamje ekspresioniste të enterierit të një Kulle të titulluar, “Çardaku i ndriçuar”, por me një baraspeshë të dritës dhe errësirës, me forma dhe figura të çuditshme.

“Nuancat primare të së kuqes i japin një plasaritje më të madhe, ato qëndrojnë si kontrapunkt ndaj ngjyrës së bardhë në pjesën e majtë të kompozicionit. Figurat joreale qëndrojnë të vetëdijshme brenda Kullës dhe vërejnë nga brenda dramën që zhvillohet. Ai është i dhënë me nuancimet e së kaltrës dhe vjollcës, duke pasqyruar një të ardhme më të mirë, më të sigurt dhe më të ndritshme”, thuhet në njoftimin e Galerisë Kombëtare.