Galatasaray vendos përfundimisht për Icardin - Gazeta Express
string(44) "galatasaray-vendos-perfundimisht-per-icardin"

Futboll

Gazeta Express

13/08/2025 10:42

Galatasaray vendos përfundimisht për Icardin

Futboll

Gazeta Express

13/08/2025 10:42

Galatasaray nuk dëshiron të ndërmarrë rreziqe me Mauro Icardin dhe po përgatitet që ta “blindojë” sulmuesin e tij.

Klubi turk në fakt i ka nisur manovrat për ta vazhduar kontratën e sulmuesit argjentinas, e cila do të skadojë në fund të sezonit që po fillon.

Drejtuesit e klubit Verdhekuq e kanë ndërmend t’ia qesin në tavolinë ish-sulmuesit të Sampdorias, Interit e Paris Saint-Germainit një kontratë dyvjeçare, shkruan mediumi gjerman “Bild”, përcjell “Gazeta Express”.

Kjo është një shenjë e qartë e dëshirës së klubit nga Stambolli për ta vazhduar besimin në lojtarin, përkundër faktit se ai vjen nga një lëndim i rëndë në gju.

Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për ta formalizuar marrëveshjen, por një gjë është e sigurtë: të dyja palët kanë dëshirë të vazhdojnë së bashku dhe kjo i bën të shpresojnë goxha shumë tifozët.

I transferuar në vitin 2022 në Stamboll, fillimisht si huazim nga PSG-ja, Icardi e ka fituar shpejt zemrën e tifozëve dhe të ambientit në klubin turk.

Në tre sezone aty, sulmuesi argjentinas i ka zhvilluar 81 ndeshje dhe i ka shënuar 61 gola e i ka bërë 22 asistime. /Gazeta Express