Galatasaray po përgatit një ofertë surprizë për portierin e Paris Saint-Germain dhe Italisë, Gianluigi Donnarumma, raporton Tuttomercatoweb.
Klubi turk nuk e ka fshehur dëshirën për të bërë një goditje të madhe këtë verë në repartin e portës, duke tentuar më herët emra të mëdhenj si: Mike Maignan (Milan), Yann Sommer (Inter) dhe Ederson (Manchester City)
Galatasaray tashmë po tenton Donnarumman
Raportimet e fundit nga Italia thonë se Donnarumma është objektivi më i ri i Galatasarayt, pasi kontrata e tij me PSG skadon në qershor 2026.
PSG nuk është e gatshme të vazhdojë ta mbajë me pagën aktuale prej 12 milionë eurosh në sezon, ndaj largimi si lojtar i lirë verën e ardhshme është shumë i mundshëm.
Galatasaray beson se afrimi i portierit të kombëtares së Italisë do të ishte një goditje e madhe për imazhin e klubit, veçanërisht pas marrëveshjes prej 75 milionë eurosh për Victor Osimhen nga Napoli.
Konkurrenca për Donnarumman është e fortë
Megjithatë, duke parë që për Donnarumman interesohen edhe klube si Chelsea, Inter dhe Juventus, mbetet e vështirë që portieri të joshet nga një transferim në Stamboll. /GazetaExpress/