Galatasaray shumë afër dy transfereve të forta - Gazeta Express
string(46) "galatasaray-shume-afer-dy-transfereve-te-forta"

Futboll

Gazeta Express

06/08/2022 21:06

Galatasaray shumë afër dy transfereve të forta

Futboll

Gazeta Express

06/08/2022 21:06

Dries Mertens dhe Lucas Torreira kanë udhëtuar për Stamboll për të nënshkruar kontrata të reje me Galatasaray

Dries Mertens pritet të udhëtojë për në Stamboll këtë mbrëmje për të nënshkruar me Galatasaray, pasi që ai nuk dëshiron të nënshkruajë për një skuadër tjetër të Seria A dhe të luajë kundër Napolit.

Lexo Edhe:

Belgu është lojtar pa kontratë pasi që zyrtarët e Napolit vendosën kundër zgjatjes së kontratës së tij pasi që ai kishte një pagë prej 5 milionë euro në sezon.

Në vend të kësaj, ata i ofruan atij një kontratë të re me vlerë 1.5 milionë euro, mandej e rritën në 2.4 milionë por dështuan ta bindin atë.

Juventus, Lazio dhe Inter ishin të gjitha të interesuar për të, por pasi që luajti më shumë së 9 vite për Napolit, ai nuk dëshironte më të luante në Serie A, pasi që kështu do të përballej me skuadrën e tij të zemnrës.

Sipas disa raporteve, Mertens ka arritur marrëveshje personale me Galatasaray për një kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër sezon.

Komentet nga Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis tregojnë së 35 vjeçari e ka ndërmend që të pensionohet verën e ardhshme.

Mertens pritet të arrijë në Stamboll këtë mbrëmje për të kryer testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë të re.

Atij atje do t’i bashkohet edhe një yll tjetër, mesfushori i Arsenalit Lucas Torreira.

Torreira nënshkroi kontratë si lojtar i ri i Galas mbrëmë në Milano dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi për të. /GazetaExpress/