Galatasaray po i ‘mbledh’ yjet e Europës, ia vë syrin edhe Calhanoglut - Gazeta Express
string(67) "galatasaray-po-i-mbledh-yjet-e-europes-ia-ve-syrin-edhe-calhanoglut"

Sport

Gazeta Express

14/06/2025 13:40

Galatasaray po i ‘mbledh’ yjet e Europës, ia vë syrin edhe Calhanoglut

Sport

Gazeta Express

14/06/2025 13:40

Raportet nga Italia bëjnë të ditur se Galatasaray është një nga klubet që po monitoron situatën e mesfushorit të Interit, Hakan Calhanoglu, i cili mund të largohet nga “San Siro” gjatë kësaj vere nëse mbërrin një ofertë e përshtatshme.

Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Interit po e vlerësojnë të ardhmen e 31-vjeçarit pas largimit të trajnerit Simone Inzaghi. Klubi zikaltër mund të tundohen të shqyrtojnë oferta në rangun e 35 deri në 40 milionë euro për kartonin e mesfushorit turk.

Calhanoglu ka ende dy vite kontratë me Interin, e cila skadon në verën e vitit 2027. Aktualisht, ai ndodhet me skuadrën në Los Angeles për nisjen e Kupës së Botës për Klube 2025, por deri tani nuk ka pasur ndonjë ofertë zyrtare për të.

Përveç Galatasarayt, interes për Calhanoglun kanë shfaqur edhe disa klube nga Arabia Saudite, të cilat po monitorojnë nga afër zhvillimet rreth tij.

Në rast të largimit të tij, Interi e ka identifikuar Nicolo Rovella-n e Lazios si pasuesin ideal. 22-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij me klubin nga Roma, dhe është një nga emrat më premtues në mesfushën italiane.

Transferimi i Calhanoglu në Galatasaray do të shënonte një kthim të bujshëm në futbollin turk për mesfushorin që më parë ka luajtur për Hamburgun, Bayer Leverkusenin, Milanin dhe së fundmi Interin.