string(46) "galatasaray-fiton-ndeshjen-e-fundit-te-sezonit"

Sport

Gazeta Express

30/05/2025 21:48

Galatasaray fiton ndeshjen e fundit të sezonit

Sport

Gazeta Express

30/05/2025 21:48

Skuadra e Galatasarayt ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit për këtë edicion në Superligën e Turqisë në futboll.

Galata të premten mbrëma e mposhti në shtëpi Bashakshehirin me rezultatin 2:0.

Për 1:0 realizoi Dries Mertens nga penalltia në minutën e 17-të.

Victor Osimhen e shënoi golin e fundit në minutën e 81-të.

Galata dy xhiro para fundit e siguroi titullin e kampionit në Turqi.

Skuadra e Okan Burukut e mbyll edicionin me 95 pikë.

Bashakshehiri kampionatin e përfundon në pozitën e pestë me 54 pikë. I ka siguruar kualifikimet për në Ligën e Konferencës.