Galatasaray e ‘shkatërron’ Juventusin, shkon në Torino me tre gola epërsi - Gazeta Express
string(70) "galatasaray-e-shkaterron-juventusin-shkon-ne-torino-me-tre-gola-epersi"

Futboll

Gazeta Express

17/02/2026 20:40

Galatasaray e ‘shkatërron’ Juventusin, shkon në Torino me tre gola epërsi

Futboll

Gazeta Express

17/02/2026 20:40

Galatasaray e ka marrë një fitore të madhe këtë të martë në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit.

Klubi turk e ka mposhtur 5-2 Juventusin, në kuadër të “play-offit” të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Një ndeshje që pati gjithçka, nga golat, rikthimet e deri të kartoni i kuq.

Turqit dolën të parët në epërsi në minutën e 15-të, kur Victor Osimhen e mori një top nga Kenan Yldiz në zonën e 16-metërshit, dhe atë e shfrytëzoi më së miri Gabriel Sara që shënoi për 1-0.

Pas vetëm një minuti, megjithatë, Juventusi barazoi përmes Teun Koopmeiners, i cili u asistua nga Pierre Kalulu.

Koopmeiners shënoi edhe golin e dytë të Juventusit dhe të dytin personal në minutën e 32-të, me një goditje mjaft të fuqishme.

Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, teksa ajo e dyta ishte edhe më e zjarrtë.

Noa Lang shënoi në minutën e 49-të, pasi iu kthye topi nga duart e Michele Di Gregorios.

Kur ora shënoi një orë lojë në këtë ndeshje, mbrojtësi kolumbian Davinson Sanchez shënoi për 3-2.

Pas shtatë minutash, Juan Cabal i Juventusit u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.

Sa për t’i dhënë më shumë siguri në ndeshjen e kthimit në Torino, Sacha Boey shënoi për 5-2, pas asistimit nga Victor Osimheni.

Ndeshja e kthimit mes Juventusit dhe Galatasarayt luhet javën e ardhshme, më 25 shkurt, në “Allianz Stadium”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement