Galatasaray e kërkoi Muriqin në momentet e fundit të merkatos - Gazeta Express
string(61) "galatasaray-e-kerkoi-muriqin-ne-momentet-e-fundit-te-merkatos"

Futboll

Gazeta Express

12/09/2025 12:19

Galatasaray e kërkoi Muriqin në momentet e fundit të merkatos

Futboll

Gazeta Express

12/09/2025 12:19

Skuadra e njohur turke, Galatasaray, ka shfaqur interes për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, në momentet e fundit të merkatos, sipas raportimeve të medias turke Fotomaç.

Sipas burimeve, klubi i Stambollit e ka parë Muriqin si një alternativë të tretë për sulmin, pas dy yjeve të saj, Mauro Icardi dhe Victor Osimhen, duke kërkuar të forcojë thellësinë e skuadrës në repartin ofensiv.

“Galatasaray, që janë të interesuar për një sulmues që do të jetë rezervë e Osimhen dhe Icardi, e ku ka vendosur të përfshijë Vedat Muriqin si synim”, shkruan Fotomaç.

Megjithatë, një transferim i tillë duket i pamundur në këtë moment, pasi Muriqi sapo ka nënshkruar kontratë me Mallorcan. Klubi turk ka tentuar manovra të fundit për të finalizuar marrëveshjen, por është përballur me kufizime.

Merkato në Turqi ka përfunduar mbrëmë në ora 00:00 sipas kohës turke.

Muriqi po  shkëlqen me Kosovën

Vedat Muriqi ka treguar formë të lartë me përfaqësuesen e Kosovës.

Në ndeshjen e fundit kundër Suedisë, ai shënoi golin e dytë, duke arritur në total 32 gola në 62 ndeshje me kombëtaren.

Këto paraqitje të fuqishme e kanë bërë sulmuesin kosovar të kërkuar nga disa klube europiane, përfshirë edhe Galatasarayn. /GazetaExpress/