Liverpool po vazhdon me ritëm të lartë në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premier Ligës kundër Bournemouth, duke shënuar golin e dytë në minutën e 49-të me një aksion spektakolar nga Cody Gakpo.
Gjithçka nisi nga një pasim i zgjuar i Hugo Ekitike-s, i cili shërbeu topin në mënyrë perfekte për sulmuesin holandez.
Gakpo, me një prekje të parë elegante, kaloi dy mbrojtës të Bournemouth-it me një lëvizje që ngriti në këmbë tifozët e pranishëm në Anfield. Me qetësi të madhe brenda zonës, ai gjuajti saktë duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke dyfishuar avantazhin e Reds.
Ashtu si te goli i parë, nuk mungoi edhe dedikimi emocional. Pas shënimit, Gakpo ngriti duart dhe bëri numrin 20, në nder të Diogo Jotas, ish-sulmuesit të Liverpoolit që humbi jetën tragjikisht këtë verë në një aksident trafiku. Ky gjest u shoqërua me duartrokitje dhe thirrje nga tifozët, të cilët vazhduan të këndojnë këngën e Jotës nëpër stadium.
Me këtë gol, Liverpool siguron një avantazh të rëndësishëm dhe tregon se është i vendosur të nisë sezonin me fitore bindëse, ndërsa atmosfera në Anfield është e mbushur me emocione dhe respekt për kujtimin e një lojtari të dashur nga të gjithë./GazetaExpress/
Linku i golit