Gafa e zëdhënëses zbulon llogarinë bankare private të presidentit Trump - Gazeta Express

Gafa e zëdhënëses zbulon llogarinë bankare private të presidentit Trump

Lajme

Gazeta Express

23/05/2020 20:06

Zëdhënësja për Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany zbuloi pa dashje numrin e llogarisë bankare private të Presidentit Donald Trump. 32 vjeçarja shfaqi në publik një dokument në të cilin paraqitej llogaria bankare e Presidentit. 

Në vitin 2016, Trump u zotua se do të hiqte dorë nga paga e tij vjetore presidenciale prej 400,000 dollarësh, për shkak të statusit të tij të miliarderit.

Të Premten, McEnany zbuloi se presidenti kishte zgjedhur të dhurojë 100,000 dollarë nga fitimet e tij të vitit 2020 për HHS në një përpjekje për të mbështetur përballimin e luftës kundër Covid-19.

Incidenti ka alarmuar Eva Velasquez, presidente dhe shefe ekzekutive e Qendrës së Burimeve të Vjedhjes së Identitetit.

“Nuk është një praktikë e mirë për të shpërndarë atë informacion publikisht“, i tha ajo “The Times” duke iu druar një hakerimi të mundshëm sa kohë janë të dhënat e tij kryesore të llogarisë bankare.

Sidoqoftë, Velasquez thotë se patjetër llogaria e Presidentit Trump duhet të ketë masa shtesë sigurie për shkak të statusit të tij. Megjithatë, kjo nuk i ndaloi përdoruesit e mediave sociale të mos argëtoheshin e talleshin me McEnany dhe Trump.

Nuk dihet vlera e saktë neto e Presidentit, por në Mars, Forbes vlerësoi se ai kishte një pasuri prej 3.1 miliardë dollarë, nga 4,1 miliardë dollarë që ata parashikuan për vitin 2015.