Gaethje e paralajmëron Khabibin: Unë i lëndoj kundërshtarët - Gazeta Express
string(58) "gaethje-e-paralajmeron-khabibin-une-i-lendoj-kundershtaret"

Gaethje e paralajmëron Khabibin: Unë i lëndoj kundërshtarët

Gazeta Express

21/10/2020 14:59

Justin Gaethje është një nga sportistët me grushtin më të rëndë në artet marciale mikse, në të gjitha divizionet.

Edhe nëse nuk arrin të biesh në tapet sërish dhimbja e dëmtimi nga ai grusht është i madh, çka ndikon fizikisht e psikologjiksht te rivali i tij, për pjesën e mbetur të sfidës.

Lexo Edhe:

Viktima e tij e fundit në kafaz ka qenë Tony Ferguson, që u dëmtua rëndë, çka detyroi gjyqtarin të ndalë sfidën në raundin e pestë.

Këtë gjë Gaethje premton se do ta bëjë edhe në sfidën e radhës, atë ndaj Khabib Nurmagomedov, që do të zhvillojë këtë fundjavë, në eventin UFC-254.

“Unë shkaktoj dëme. Nëse vetëm të godas dhe nuk bie, dëmi është i madh. Në 25 minuta që zgjat dueli përpiqem të shkaktoj sa më shumë dëme te rivali im. Në një mënyrë apo tjetrën. Kjo gjë do të ndodhë edhe ndaj Khabib, që nuk e pëlqen gjakun”, tha Justin Gaethje, që synon titullin kampion të peshës së lehtë.