Gabriel Martinelli tërheq vëmendjen e PSG-së - Gazeta Express
string(44) "gabriel-martinelli-terheq-vemendjen-e-psg-se"

Gabriel Martinelli tërheq vëmendjen e PSG-së

Futboll

Gazeta Express

09/12/2022 11:19

Ylli brazilian i Arsenalit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së disa klubeve në Europë

Sipas asaj që shkruan Fichajes, transmeton GazetaExpress, sulmuesi i krahut të Arsenalit dhe Brazilit ka zgjuar interesimin e gjigantit të Ligue 1, Paris Saint-Germain (PSG), të cilët janë duke e përcjellë nga afër situatën e tij.

Lexo Edhe:

Martinelli ka pasur një sezon të mahnitshëm me Arsenalin këtë sezon.

Ai ka shënuar pesë gola dhe ka bërë 2 asisite në 14 ndeshje të Premier Ligës. Kontrata e tij skadon më 2024, kurse deri me tani, nuk ka shenja që ai do ta zgjasë atë.

PSG po shikon ta bëjë atë si blerje të lirë në rast që ai nuk rinovon, megjithatë, raportet thonë që për të janë të interesuar Barcelona dhe AC Milan, e që mund të marrin shërbimet e brazilianit. /GazetaExpress/