Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus raportohet se është në bisedime të avancuara me Arsenalin.
Sulmuesi i Manchester Cityt do të ketë edhe më pak minutazhë tani pas ardhjes së Erling Haaland dhe me shumë gjasa do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar veror.
Manchester City beson se “Topçinjtë” do të paguajnë 50 milionë për sulmuesin e tyre, transmeton Gazeta Express.
? Arsenal and Man City's talks over the Gabriel Jesus transfer are advancing.
City are confident Arsenal will match their £50M valuation for the striker.
(Source: @TelegraphSport) https://t.co/DsC2HSwM0i— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 16, 2022
25-vjeçari erdhi te Manchester City në vitin 2017, por asnjëherë nuk arriti ta tregonte potencialin e plotë, pasi ishte nën hijen e Sergio Agueros.
Manchester City pagoi 33 milionë euro për transferimin e tij në janar të vitit 2017 nga Palmeiras. /Gazeta Express/