Gabimet më të këqija që bëjmë kur përdorim kondicionerët - Gazeta Express

Gabimet më të këqija që bëjmë kur përdorim kondicionerët

Fun

Gazeta Express

11/08/2021 11:59

Kur temperatura tejkalon tridhjetë, ne të gjithë kërkojmë mënyra për t’u freskuar. Kondicionimi i ajrit është zgjidhja më efektive, por është e rëndësishme të kujdeseni për disa gjëra

Ajri i kondicionuar është një shpëtimtar, por mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin nëse përdoret në mënyrë jo të duhur. Filtrat mbledhin baktere, viruse, kërpudha dhe merimanga që mund të shkaktojnë një sërë çrregullimesh shëndetësore, më të zakonshmet prej të cilave janë infeksionet e frymëmarrjes.

Lexo Edhe:

Në muajt e verës ka ftohje të shpeshta, teshtima, inflamacion akut të fytit, veshit të mesëm, bronke dhe nganjëherë pneumoni. Për të parandaluar këtë, pastrimi i rregullt i filtrit të ajrit të kondicionuar është i detyrueshëm.

Nga ana tjetër, temperaturat e ulëta në ambiente mund të çojnë në përkeqësimin e gjendjes te njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e kockave dhe sistemit të kyçeve, dhe për shkak të efektit të ftohjes në enët e gjakut, njerëzit me sëmundje kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare gjithashtu mund të ndiejnë siklet.

Përdorimi jo i duhur i kondicionerëve gjithashtu mund të shkaktojë ngurtësim të muskujve të fytyrës, dhimbje dhe ngurtësim të qafës, probleme të shikimit te njerëzit që mbajnë lente kontakti, konjuktivit, kruajtje dhe lëkurë të thatë.

Shumë njerëzve nuk u pëlqejnë ndryshimet e papritura dhe të shpeshta nga të ngrohta në të ftohta, andaj është e rëndësishme të merret parasysh ndryshimi i temperaturës midis mjedisit të jashtëm dhe dhomës. Ajo nuk duhet të jetë më e lartë se tetë gradë.