G-Bani thotë se Eurovision është politik – lavdëron Ronelën - Gazeta Express
string(57) "g-bani-thote-se-eurovision-eshte-politik-lavderon-ronelen"

Muzike

Gazeta Express

14/06/2022 20:31

G-Bani thotë se Eurovision është politik – lavdëron Ronelën

Muzike

Gazeta Express

14/06/2022 20:31

G-Bani këtë të martë ishte në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ku përveç produksioneve dhe këngëve të reja, u ndalën tek Eurovizioni për të cilën ai tha se është një festival politik.

Ndër të tjera tha se ishte shumë i kënaqur me prezantimet ndër vite, madje do donte të shihte dhe emra të tjerë këngëtaresh shqiptare në atë skenë.

“Jo, besoj se në Eurovizion Ronela, Anxhela të gjitha këto yje që kanë vajt janë opsionet më të mira, ishalla shikoj dhe Elvanën dhe Tayna, Dafinën, por ideja është që duhet të ekzistoj një këshilltar politik. Sepse Eurovizoni është politik”.

Për Ronelën pohoi se e njeh më herët dhe në atë përformancë sipas tij, nuk ishte aspak ajo, pavarësisht se synimi i saj ishte i shenjtë.

“Ronela nuk ka bërë Ronelën aty fare se Ronela Hajatin e njof tu ecë në këmbë si gocë lagje. Ronela është tipike me kuptimin më të mirë gangstere Tirone… nuk e dija unë Ronelën kapele kashte, Ronela donte me përfaqësu Shqipërinë më se miri, donte me bë zhurmë, donte me thënë futeni Shqipërinë në hartë se jemi dhe ne këtu. Qëllimi ishte shumë i bukur e i shenjtë, mënyra se si u ekzekutua ishte shumë gabim”.

Ai shtoi gjithashtu se ishte më shumë seç duhet, ishe overdoze, madje shtoi se nëse në performancën e saj donte një zë burri për të bërë “Hej” atëherë duhet të kishte marrë burrin, jo të bënte edhe burrin edhe gruan.