Fytyrë tjetër nga Atletico në ligë, mposhtet keq nga Rayo pas fitores 4-0 ndaj Barcelonës në Kupë - Gazeta Express
string(96) "fytyre-tjeter-nga-atletico-ne-lige-mposhtet-keq-nga-rayo-pas-fitores-4-0-ndaj-barcelones-ne-kupe"

Futboll

Gazeta Express

15/02/2026 18:20

Fytyrë tjetër nga Atletico në ligë, mposhtet keq nga Rayo pas fitores 4-0 ndaj Barcelonës në Kupë

Futboll

Gazeta Express

15/02/2026 18:20

Atletico Madridi e ‘shkatërroi’ Barcelonën gjatë ditës së enjte, me ndeshjen e luajtur në kuadër të ndeshjeve të para të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit në Spanjë.

Të besuarit e Diego Simeones fituan 4-0, me katër golat e shënuar në pjesën e parë.

Mirëpo, pas asaj fitore të madhe të enjten, këtë të diel në ligë, Atletico u mposht keq nga rivali lokal, Rayo Vallecano.

Rayo fitoi 3-0 ndaj Atletico Madridit, me ndeshjen që u luajt për xhiron e 24-të në La Liga.

Fran Perez dhe Oscar Valentin shënuan golat në pjesën e parë të ndeshjes, me rezultatin 2-0 që u mbyllën 45 minutat e parë.

Megjithatë, derisa Atletico po kërkonte golin e parë në ndeshje, në skenë doli Nobel Mendy, i cili shënoi për 3-0 në minutën e 76-të, për të shuar çdo shpresë të Atleticos për një rikthim.

Me këtë fitore, Rayo largohet nga zona e rrezikshme e rënies, duke zënë vendin e 16-të me 25 pikë.

Ndërkohë, Atletico është i katërti me 45 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement