Fytyra zbulon gjashtë gjëra për personalitetin tonë - Gazeta Express
string(51) "fytyra-zbulon-gjashte-gjera-per-personalitetin-tone"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

11/05/2022 19:21

Fytyra zbulon gjashtë gjëra për personalitetin tonë

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

11/05/2022 19:21

Fytyra jonë zbulon shumë dhe Alan Stevens, i cili njihet për aftësinë e tij për të “lexuar” njerëzit, tashmë po zhvillon një sistem që do të bazohet në karakteristikat tona kur dikush kërkon njerëz për punë.

Psikologu 61-vjeçar, i udhëhequr nga gjuha e trupit dhe shprehjet e fytyrës, arrin në përfundimin se ne kemi karakteristika në personalitetin tonë nga natyra por edhe ajo që zhvillojmë duke u rritur.

Lexo Edhe:

Këtu janë 6 karakteristika që Steven pretendon se mund t’i “lexojë” nga fytyrat e njerëzve:

Besimi

Sipas ekspertit, vetëbesimi tregohet nga raporti i gjerësisë dhe gjatësisë së fytyrës. Stevens thotë se njerëzit, fytyra e të cilëve është më pak se 60% në lartësi dhe gjerësi, janë të kujdesshëm nga natyra, ndërsa ata që janë të paktën 70% janë të lindur optimistë.

Gjendja miqësore

Humori miqësor shihet nga distanca mes majës së syve dhe vetullave në krahasim me lartësinë e syve. Stevens pretendon se njerëzit me vetulla më të larta priren të kenë muskuj më të fortë të lidhur me shprehjet njerëzore. Këta persona preferojnë të kenë më shumë hapësirë ​​personale.

Toleranca

Toleranca shihet nga distanca horizontale midis syve. Ata me sy të gjerë janë më tolerantë ndaj gabimeve.

Bujaria

Bujaria tregohet nga forma dhe madhësia e buzëve. Stevens thotë se njerëzit me buzë më të plota janë më bujarë, ndërsa njerëzit me buzë më të holla janë të mbyllura dhe vendosin kufij për atë që japin.

Botëkuptimi i tyre

Pamja e tyre për botën tregohet nga madhësia e qepallës së tyre. Ata që e kanë më të trashë, janë më të detajuar në të menduarit e tyre, ndërsa ata që e kanë më të hollë, janë më të vendosur.

Magnetizmi i tyre

Magnetizmi ynë varet nga ngjyra e syve tanë. Ata që kanë ngjyrë më intensive në sytë e tyre, janë më karizmatikë dhe joshin turmat./abcnews.al