“Fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes – Nuk e ka respektu as flamurin e Shtetit”, Veriu është dështimi më i madh”, Zana Avdiu për letrën e Maqedoncit dërguar KFOR-it - Gazeta Express
string(154) "fytyra-e-vertete-e-vetevendosjes-nuk-e-ka-respektu-as-flamurin-e-shtetit-veriu-eshte-deshtimi-me-i-madh-zana-avdiu-per-letren-e-maqedoncit-derguar-kfor-it"

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 23:14

“Fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes – Nuk e ka respektu as flamurin e Shtetit”, Veriu është dështimi më i madh”, Zana Avdiu për letrën e Maqedoncit dërguar KFOR-it

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 23:14

Zana Avdiu, aktiviste, ka folur në “Pressing” të T7, për letrën që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, më 30 nëntor ia ka dërguar KFOR’it si garanci që ushtria nuk dërgohet në veri.

Një zotim të tillë që Hashim Thaçi e kishte bërë në vitin 2013 ishte kritikuar ashpër nga Albin Kurti.

E të mërkurën Maqedonci ka thënë se “nuk ishte rizotim, por sqarim”.

Avdiu ka thënë se kjo tregon “fytyrën e vërtetë të Vetëvendosjes”, duke shtuar se veriu nuk ka qenë sukses, por dështimi më i madh.

“Kjo letër është dëshmia më e mirë me pa qytetaret se veriu nuk është sukses, por dështimi më i madh. Kjo letër tregon saktë se çfarë është e Vetëvendosja, ministri i Mbrojtjes mundet me dalë me fol gjithë ditën, edhe ne edhe qytetaret dimë me lexu, e kemi parë çka ka dasht me thënë në atë dokument e çka thotë sot. Vetëvendosja nuk e ka respektu as flamurin e shtetit, nuk kanë respektu as institucionet e shtetit. Këta nuk e kanë respektu as kujtimin e një ish-presidenti që ka vdekur që sot dalin i thurin lëvdatat Ibrahim Rugovës”, ka thënë Avdiu. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement