Fytyra "e djallit" shfaqet në zjarret apokaliptike në Australi - Gazeta Express
string(60) "fytyra-e-djallit-shfaqet-ne-zjarret-apokaliptike-ne-australi"

Fytyra “e djallit” shfaqet në zjarret apokaliptike në Australi

Gazeta Express

03/01/2020 15:24

Imazhe befasuese vijnë nga Australia. Prej ditësh, shteti i kangurëve është përfshirë nga një zjarr shkrumbues, duke shkaktuar humbje jetësh në njerëz dhe probleme të mëdha në infrastrukturën e vendit.

Mes këtyre ditëve tragjike për vendin, ky imazh ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

Lexo Edhe:

Në një fotografi të publikuar nga Craig Calvert, një fermer qumështi, shihet qartë fytyra e një njeriu, e konsideruar prej tij edhe si fytyra “e djallit”.

Imazhet janë bërë virale tashmë në rrjetet sociale, me “djallin” që duket se ka vendosur që të shkatërrojë çdo gjë në Australi. Zjarret apokaliptike që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe qindra të zhdukur, si dhe shumë të tjerë të pastrehë.