Future Nostalgia, Dua Lipa publikon albumin e dytë - Gazeta Express

Future Nostalgia, Dua Lipa publikon albumin e dytë

Muzike

Gazeta Express

27/03/2020 10:51

Dua Lipa ka publikuar sot albumin e saj të dytë.

Më në fund, pas tre vjetësh që nga albumi i sumë i suksesshëm që e bëri të famshme në botë Dua Lipën, është publikuar edhe albumi i saj i dytë i shumëpritur.

Dua tenton të afirmohet në ‘muzikën pop të së ardhmes’ me këngët që kanë ndërlidhje me muzikën e të kaluarës dhe asaj modernes, shkruan Gazeta Express.

Albumi me titullin “Future Nostalgia” fillimisht përmban 10 këngë, katër prej të cilave Dua i kishe publikuar si të veçanta prej fillimit të këtij viti.

Ky album është planifikuar të publikohet në fund të javës së ardhshme, mirëpo në internet ka gjithë javën që po qarkullon albumi i plotë i cili i është vjedhur këngëtares dhe është postuar ilegalisht.

Me këtë album do të ju bëj të gjithëve që të vallëzoni e kërceni, pasi me albumin e parë keni vuajtu mjaft”, ka thënë këngëtarja.

Albumi i dytë i Duas ka pritshmëritë e mëdha, pas suksesit të padiskutueshëm të albumit debutues, dhe me vlerësimet e para nga kritikët e muzikës, ky është albumi më i mirë dhe me vlerësimet më të mira për vitin 2020, deri tani.

Në album Dua i këndon dashurisë dhe marrëdhënies së saj me dashurinë, ndërsa në disa nga këngët ajo i këndon edhe jetës romantike dhe shumë private me të dashurin e saj.

Deri tani, kënga “Don’t start now’ ka pasur suksesin më të madh nga ky album, duke arritur të ngjitet në vendin e dytë të top listës amerikane, Billboard.

Dua nuk do të ketë mundësinë që të promovojë albumin siç e kishte planifikuar, për shkak të izolimit, mirëpo do të tentojë që të arrijë suksesin përmes promovimit në internet dhe rrjetet sociale.

Albumi ‘Future Nostalgia’ ka dalë në të gjitha platformat muzikore, ndërsa pritet që gjatë ditës, të gjitha këngët të publikohen edhe në Youtube./Gazeta Express/