Futja e SHBA-së në luftë kundër Iranit, Kurti: Është superfuqia demokratike që duhet mbështetur - Gazeta Express
string(93) "futja-e-shba-se-ne-lufte-kunder-iranit-kurti-eshte-superfuqia-demokratike-qe-duhet-mbeshtetur"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 11:15

Futja e SHBA-së në luftë kundër Iranit, Kurti: Është superfuqia demokratike që duhet mbështetur

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 11:15

Kryemininistri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është në “përkrahje” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Ai shkroi se “Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare”, në një postim në Facebook.

“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese”, shkroi Kurti.

“ShBA-të”, Kurti tha se “janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special”.

“Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur”, shkroi ai.

Presidenti amerikan Donald Trump i përshkroi sulmet ushtarake të SHBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane si “sukses spektakolar ushtarak” në një fjalim kombëtar nga Shtëpia e Bardhë.

Ai gjithashtu paralajmëroi se SHBA-ja mund të godasë objektiva të tjerë nëse Irani nuk bën paqe, duke mbështetur një zgjidhje diplomatike.