Futet i pirë në servis të xhaxhait së tij që ta rrahë atë, e arreston policia - Gazeta Express
string(76) "futet-i-pire-ne-servis-te-xhaxhait-se-tij-qe-ta-rrahe-ate-e-arreston-policia"

Futet i pirë në servis të xhaxhait së tij që ta rrahë atë, e arreston policia

Lajme

Gazeta Express

12/06/2021 21:41

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi, nën ndikimin e alkoolit, ka tentuar ta sulmojë fizikisht xhaxhain e tij, gjatë kohës sa ky i fundit po punonte në servisin e tij për automjete.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, teksa i njëjti ka thënë se personi i arrestuar ishte bërë i dhunshëm sa herë që ishte nën ndikimin e alkoolit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Më datë 12.06.2021 rreth orës 19:00, i dyshuari i lartecekur ne gjendje te dehur ka shkuar ne pëuntorinë (servis për automjete të axhës së tij) tani ankues,  dhe ka tentuar te sulmoje fizikisht mirëpo e kane parandaluar ankuesi me punëtorët e tij”, njofton Xhurkaj.

“I dyshuari nga patrulla e policisë është arrestuar dhe sjellë ne SP. Rahovec, i është bere matja e alkoolit i cili ka rezultuar me 1.70‰. Sipas ankuesit i dyshuari sa here qe përdorë alkool është i dhunshëm”, deklaron tutje ai. /Gazeta Express/